18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thaçi: BE ëndërr e Xhaferit, të fokusohemi seriozisht në këtë rrugë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot ka bërë homazhe tek varri i Arbën Xhaferit në Tetovë, në shenjë përkujtimi të njëmbëdhjetë vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-liderit dhe themeluesit të kësaj partie. Thaçi tha se të i ndjeri z.Xhaferi është arsyeja që shqiptarët e Maqedonisë gëzojnë të drejta dhe janë drejt rrugës së Bashkimit Evropian. Thaçi potencoi se ëndrra e Xhaferit për integrimin e Maqedonisë në BE ende nuk është bërë realitet dhe në këtë drejtim duhet të punohet shumë.

“ Arbër Xhaferi është historia e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë se Veriut por edhe më gjërë, e shqiptarëve në përgjithësi. Figura e tij dhe mendimet e tij do të jenë të përjetshme, jo nga aspekti i euforisë apo ndonjë mallëngjimi, por për shkak se sot Maqedonia, fatkeqësisht edhe Kosova dhe Shqipëria, ende nuk e kemi realizuar qëllimin madhorë të historisë së re, inkuadrimin definitiv në vlerat perëndimore, në civilizimin perëndimorë dhe BE. Unë mendoj se kjo është politika e vërtetë e shqiptarëve në këtë moment ” tha kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi transmeton Televizioni KOHA.

Thaçi tha se Arbër Xhaferi nuk do të ishte i lumtur me gjendjen aktuale të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, rruga drejt Evropës duhet të merret seriozisht pasi që vendit tonë ende i kanoset rreziku i drejtimit që do të merr shteti jonë, ndoshta edhe rajoni.

“Ne nuk i kemi sikletet që i kanë popujt tjerë përreth nesh. Fatkeqësisht maqedonasit dhe serbët të cilët sot në këtë shekull të ri, janë në udhëkryq të madh të përcaktimit kolektiv se nga do të shkojnë. Kjo është merita e Arbër Xhaferit, pastaj dikush më pak e dikush më shumë kanë kontribuar drejtë kësaj rruge. Ama sot duihet prap të konstatojmë, jo nga një këndvështrim i ashpër opozitar, se në realitet, ne ende jemi në rrezik drejtë kësaj rruge dhe duhet të jemi serioz ” u shpreh kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi transmeton Televizioni KOHA.

Arben Xhaferi u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjecare. Ai ra në gjendje kome për gati 7 ditë dhe shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 Gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë. Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake. Arbër Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948. /Tv KOHA/

 

Të fundit