Pas nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ky është një tjetër moment historik.
Ai ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani, Richard Grennell, për këtë arritje.
“Së pari marrëveshja për trafikun ajror dhe tash kemi nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat ndërjmet Kosovës dhe Serbisë”.“
Një hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve”.rtklive