03/02/2023
2.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thirrje publike nga Komuna e Tetovës për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm për komisionin e kompensimeve nga kafshimi i qenve endacakë

Komuna e Tetovës shpalli thirrjen publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Komisionit për veprim sipas kërkesave për kompensim të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacak ndaj qytetarëve në territorin e kësaj komune, shkruan Portalb.mk.

Thirrja është e hapur për dy pozicione, edhe atë:

Një anëtar nga radhët e mjekëve të licencuar traumatulog;
Një anëtar nga radhët e mjekëve të licencuar nga fusha e psikiatrisë.
Mandati i anëtarëve të këtij komisioni është dy vjet ndërsa do u paguhet kompensim mujor për pjesëmarrje në punën e komisionit prej 8.000 denarë (neto).

Thirrja publike do të zgjas 15 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore dhe ueb-faqen e Komunës së Tetovës, ku u publikua me 1 dhjetor.

Për kushtet dhe mënyrën e aplikimit, detaje më të hollësishme gjeni KËTU. Ndërsa për pyetje shtesë mund të drejtoheni në Sektorin për punë juridike, edhe atë: në numrin: 070629974 dhe e-mailin: juristi_do@hotmail.com.

Kujtojmë që në seancën e katërt të Këshillit të Komunës së Tetovës u votua rregullorja për përcaktimin e mënyrës së pagesës dhe të kompensimit të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë.

Problemi me qentë endacak në Komunën e Tetovës nuk do të zgjidhet plotësisht këtë vit. Marrëveshja e Komunës së Tetovës me “Amos Pet”, shoqatën e përzgjedhur për këtë problematikë parasheh që në 12 muaj të trajtohen vetëm 82 qen të shpëtuar nga rrugët, që është rreth 20% nga numri total i qenve që enden nëpër qytet. Ndërsa qyteti ka rreth 500 qen endacak ku rreth gjysma e tyre janë të mëdhenj mbi 40 kilogram. Komuna e Tetovës ka njoftuar që në buxhetin për vitin 2023 do të ndajnë më shumë mjete për këtë problematikë. Zgjidhja shihet edhe te strehimorja rajonale për trajtimin e qenve endacakë të komunave të rajonit të Pollogut, e cila pritet të ndërtohet në Komunën e Vrapçishtit.

Të fundit