Dje në ora 23:30, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar, në prani të nënës së tij, kanë ndaluar një të mitur 15-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të një gruaje 39-vjeçare nga Gostivari, se i mituri, i cili është djali motrës së saj, ka sulmuar seksualisht vajzën e saj pesëvjeçare në shtëpinë e vëllait të tyre.
“Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thonë nga SPB Tetovë.







