Të tjera lajme

Trampi kërkon mbylljen e çështjes “Epstein”, Kongresi vijon hetimet

Gjatë dy muajve të fundit, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona dokumente që lidhen me hetimet për trafikim seksual ndaj Xhefri  Epstein. Por, zëvendësprokurori i përgjithshëm i ShBA-së, Tod Blansh, ka thënë se shqyrtimi i dosjeve të Epsteinit nga Qeveria ka përfunduar dhe nuk ka baza për ndjekje penale të reja.
Ndërsa shqyrtimi i departamentit të drejtësisë mund të ketë mbaruar, në Kapitol Hill, Dhoma e Përfaqësuesve po ecën përpara me hetimin e saj për Epstein. Ish-Presidenti Bill Klinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, janë planifikuar të dëshmojnë më vonë në shkurt, pasi republikanët kërcënuan se do t’i akuzonin për shpërfillje të Kongresit.
Ndërkohë, anëtarët e Kongresit dhe viktimat e Epsteinit po vazhdojnë të bëjnë thirrje për zbulime të mëtejshme, duke treguar dokumente që ata thonë se ekzistojnë, por që nuk janë përfshirë në dosjet e publikuara.

Të fundit