Një cikël takimesh e brifingjesh me përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë për të afruar aktivitetet e Qeverisë lidhur me agjendën Reformuese. Ky ka qenë qëndrimi I Kryeministrit Mickoski pas brifingut të sotëm me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shkup.
Kryeministri Mickoski u shpreh I prerë. Për shkak të agjendës reformuese, zgjedhje këtë vit nuk do të ketë.
“Nuk do të ketë zgjedhje këtë vit. Të mos ketë dilema. Vet agjenda ambicioze thotë se këtë vit s`ka zgjedhje, për shkak se jemi të fokusuar në reformat dhe vendosjen e rendit në vend. Të tillë janë proekti “Safe City”, pastaj lufta me krimin dhe korrupsionin dhe ligje që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve, ligjet që janë pjesë e drejtësisë, disa I kaluam kurse disa të tjerë do t`i kalojmë të martën në seancë qeveritare”
Kryeministri Mickoski ka pohuar se brifingu I radhës do të mbahet në mars, më pas në qershor dhe në vazhdim një herë në tre muaj, me qëllim, sic tha, përfaqësuesit ndërkombëtar të njoftohen me hapat e realizuar të Agjendës Reformuese.







