03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre liderët e LEN-it dhe Bekim Qoku nisen drejtë Amerikës

Në vigjilje të zgjedhjeve Parlamentare dhe ato Presidenciale,opozita shqiptare LEN vazhdon aktivitetet dhe takimet e shumta me mbështetës të tyre .

Në kuadër të kësaj ,sot në mëngjes tre liderët e partive opozitare Bilall Kasami i Besës,Izet Mexhiti i LD dhe ai i Alternativës Afrim Gashi bashkë me Bekim Qokun e VV-së, janë nisur drejt Amerikës  ata pritet të zhvillojnë takime me shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në SHBA përfshirë organizata dhe Shoqata të ndryshme atje.

Mendohet se janë rreth 1 milion shqiptarë së bashku me arbëreshët që jetojnë në SHBA. Më së shumti jetojnë në New York, Boston, Florida etj.Ata janë një komunitet shumë i organizuar atje dhe gjithnjë ata kanë ndihmuar parezervë për kauzën kombëtare dhe në shumë forma të ndryshme.TS

Të fundit