14/06/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tridhjetë raste të reja me koronavirus, gjithsej 384

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus në vend, edhe atë 12 në Shkup, tetë në Kumanovë, nëntë në Prilep dhe një në Kriva Pallankë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të diagnostikuar në 384, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas vendbanimeve, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup – 195, Kumanovë – 62, Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 21, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumicë – 1, Kriva Pallankë – 2 dhe Koçanë – 1 rast.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 342 teste, nga të cilat 177 përmes Institutit të Shëndetit Publik, 20 përmes Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, 21 përmes Avicena, 24 përmes Biotek, 100 përmes Klinikës Zhan Mitrev.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 4,117 teste të Kovid-19, informojnë nga Ministrisë së Shëndetësisë. mb/

Të fundit