Avioni në të cilin udhëtonte ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është dashur të ulej me forcë për shkak se i ka dështuar një nga motorët. Incidenti ndodhi fundjavën e kaluar pasi Trump, në një tubim në New Orleans, tha se po shqyrtonte kandidaturën e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Avioni ka fluturuar nga 20 deri në 30 minuta para se të dështonte njëri prej motorëve, raporton “Politico” dhe media të tjera amerikane.
Piloti i avionit privat vendosi të kthehej në aeroportin në New Orleans dhe ishte nisur për në Palm Beach, Florida, ku Trump jeton në pronën e tij.
Trump mbajti një fjalim 90-minutësh para një sërë donatorësh të shtunën në hotelin Four Seasons në New Orleans.
Përveç njoftimit se po mendonte seriozisht të kandidonte për president, fjalimi i Trump u karakterizua nga shakaja e tij se Shtetet e Bashkuara duhet të bombardojnë Rusinë me avionët e tyre që mbanin një flamur kinez.