19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tryezë dhe prezantim i Programit për mbështetjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Tryezë e rrumbullakët për Programin për mbështetjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Maqedoninë e Veriut do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

Në tryezën e rrumbullakët është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit të obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investime, Fatmir Bytyqi, përfaqësuesi i BERZH-it në vend, Andi Aranitasi dhe udhëheqësi i projekteve në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Mari-Madeleine Kanelopulo.

Në këtë ngjarje, siç informojnë organizatorët, do të promovohen rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga Programi për konkurrencën e NVM-ve për Maqedoninë e Veriut, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe i cili mbështet mbi 200 biznese të vogla në vend.

Sipas këtij programi, BERZH-i siguroi kredi për bankat tregtare vendase që lehtësuan më tej kreditimin për bizneset e vogla lokale. Krahas kredive, NVM-të kanë përfituar edhe grante të financuara nga Bashkimi Evropian, në vlerë deri në 15 për qind të shumës së kredisë.

Të fundit