07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tuana Bushi, fituese e festivalit për fëmijë ” Bletëzat 2019″

Mbrëmë Tetova përjetoi një spektakël të vërtetë, pasi që në qendrën për kulturë u mbajtë edicioni i 25 i festivalit të këngës për fëmijë “Bletëzat 2019”.

Fituese e  këtij edicioni ishte këngëtarja 6 vjeçare nga Tetova Tuana Bushi, me këngën e saj “Kukulla”, me tekst të Avni Qahilit dhe orekstrim të Sasho Pashos.

Si edhe viteve të kaluara edhe këtë vit, salla e qendrës për kulturë ishte shumë e vogël për të pritur të gjithë dashamirët e këtij festivali. Të gjithë këngët u shoqëruan nga Korri për fëmijë pranë shkollës fillore Lirij në Tetovë, nën udhëhehqje të profesoreshës se muzikës Laurije Ibrahimi.Të pranishmit dhe pjesëmarrësit i përshëndeti ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se tashmë 25 vjet, Festivali dhe Kënga për Fëmijë janë një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë së pafund të interpretuesve të rinj ndaj muzikës, nëpërmjet së cilës shndërrohen dëshirat, gëzimet, përjetimet, ëndrrat, dashuritë, mallëngjimet e fëmijëve.Ai shtoi se shumë nga muzikantët tanë në këtë festival i kishin fillimet e tyre të para, ndërsa u shpreh i bindur se edhe shumë yje të rinj të muzikës do të vazhdojnë t’i ndjekin gjurmët e tyre, ndërsa Ministria e Kulturës është gjithmonë këtu për ta dhënë mbështetjen e saj për punën e tyre.Ai e uroi organizatorin dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij festivali ndër vite. Ministri Ismaili poashtu e shpalli të hapur këtë festival.

Në këtë festival, performuan 17 fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare, me këngë nga autorë të ndryshëm.

Juria profesionale në përbërje të Fisnik Ristemit, Kanita Aliu dhe Valbona Mustafi Alimi, ndanë gjithsej 17 çmime dhe atë, Tuana Bushi, vendin e parë, vendin e dytë e ndanë Tuana Sinani dhe Sara Ismaili, çmimin e tretë e ndanë Viola Idrizi, Dion rashiti dhe Nur Zejnullahu.Çmimi vokal më I mirë iu nda Artan Ramadanit, Çmimi Best duet për duetin Dora dhe Lorik, Çmimi teksti më I mirë për Alzana Ramadani, Çmimi Tv Koha për Amelia Humolli, Çmimi muzika dhe orkestrimi për Ledion Ibishi, Çmimi Best Talent për Vesa Tairi, Çmimi Best Hit për duetin Arta dhe Drina, Çmimin 28 nëntori Elisa Zebi, Çmimin menada Ilire për duetin Manuela dhe Elisa Enxhi, dhe Çmimin bletëza më e vogël për Ron Sadiku.Kurse çmimin e publikut e fitoi Ledion Ibishi.

Festivalin Bletëzat 2019, këtë vit e mbështetën Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së veriut, Komuna e Tetovës, komuna e Tearcës, komuna e Zhelinës, One Hospital, Ndërmarrja Ndërtimtore Ceo Kom, Jehona Events Agency, dhe qendra për Kulturë në Tetovë.

Në festival ishte e pranishme edhe kryetarja e komunës së Tetovës me bashkëpuntorët e saj, të cilës iu nda edhe mirënjohje.Festivalin e udhëheqën gazetaret e Tv Kohës, Ermira Selami dhe Iva Nasufi.

Në festival pas tërheqjes së jurisë në skenë performuan edhe  fëmijët e Qendrës parashkollore “Rea” ,grupi I baletit” Menada” ,fëmijët e qendrës “Fluent” dhe me këngët e tyre më të reja u prezentuan këngëtarët e vegjël Buna Sherifi nga Tetova dhe Erion Balanca nga Dibra.

Edicioni i 25 i festivalit të këngës për fëmijë Bletëzat 2019, tregoi edhe njëherë se jo vetëm Tetova, por të gjitha qytetet kanë nevojë për të organizuara festivale serioze, me mbështetje institucionale, sepse të grumbullosh në një sallë mbi 1000 shikues dhe pjesëmarrës, është një sukses i madh, një arritje e madhe, që duhet kultivuar edhe në të ardhmen në shërbim të fëmijëve, prindërve të tyre, dhe autorëve të këngëve për fëmijë./TV KOHA/

 

https://www.facebook.com/ermira.selami/videos/1217110565145892/

Të fundit