24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tupançeski: Drejtësia e vonuar është mohim i drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, sot uron 25 tetorin – Ditën Evropiane të Drejtësisë.

“Drejtësia e vonuar është mohim i drejtësisë! Çasje në kohë dhe të barabartë në drejtësi për të gjithë! Është detyrimi ynë t’u ofrojmë të gjithë qytetarëve mekanizmat e duhur të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor dhe jashtëgjyqësor.

Ndihmë juridike falas për njerëzit që jetojnë në varfëri! Është garanci se qytetarët që janë në gjendje të vështirë financiare do të marrin ndihmë juridike nga avokati dhe një proces i drejtë”, thuhet në urimin e Tupançeskit.

Festimi i Ditës Evropiane të Drejtësisë synon t’u mundësojë qytetarëve në Evropë të njihen me të drejtat e tyre themelore.

Të fundit