09/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turistët serbë tërë natën kanë pritur në Greqi para se të mbyllet kufiri

Radhë të gjata të automjeteve dhe makina të bllokuara në zonën neutrale, ishte fotografia në mëngjesin e sotëm në kufirin greko-bullgar, pasi turistë serbë që nga mesnata kanë mbërritur në vendkalimin kufitar Promahonas (Kulla) dhe kanë pritur pothuajse gjithë natën, që në Greqi të hyjnë para orës gjashtë, gjegjësisht para se të hyjë në fuqi ndalesa për hyrje të shtetasve serbë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediave greke rreth 40-50 makina me turistë nga Serbia, në numrin më të madh familje janë bllokuar në zonën neutrale të kufirit Bullgari – Greqi, pasi nuk kanë arritur të hyjnë në Greqi para orës gjashtë.

Pas reagimeve të turistëve, nga pala greke, siç publikoi televizioni “Open”, rreth orës 8 të mëngjesit, është bërë përjashtim, rampa është ngritur dhe ata të cilët ishin të bllokuar midis dy vendkalimeve kufitare kanë filluar të hyjnë në Greqi.

Një pjesë e mediave serbe, për mediat greke thonë se janë nisur nga Beogradi, pushimin e kanë pasur të planifikuar nga më herët, ndërsa gjithë natën kanë pritur për hyrje.

Zëdhënësja alternative e Qeverisë greke, Aristotelia Peloni, dje pasdite bëri të ditur se prej orës 6 të mëngjesit, deri më 15 korrik të vitit 2020, në Greqi do të jetë e ndaluar hyrja për shtetasit serbë, ndërsa zyrtarisht Athina në bashkëpunim me ekspertët e ndjek gjendjen epidemiologjike në BE dhe të vendeve të tjera në botë.

Të fundit