07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

U dogj televizioni rajonal “VIS” në Strumicë, tre zjarrfikës të lënduar

Mbrëmë rreth orës 2 të mëngjesit janë djegur ambientet e Televizionit rajonal “VIS” në Strumicë, ndërsa janë përfshirë edhe ambiente e një fabrike tekstili dhe Qendra sociale për shumë qëllime e Komunës së Strumicës. Tre zjarrfikës, të cilët ishin të përfshirë në shuarjen e zjarrit, janë lënduar lehtë.

Sipas komandantit të Shërbimi zjarrfikës të Strumicës, Aleksandar Gudev, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë zjarrfikësit me të gjitha pajisjet e disponueshme dhe pas më shumë se 6 orëve zjarri është vënë nën kontroll.

“Përhapja është ndalur dhe tani ekipet tona e kontrollojnë vendit të zjarrit”, tha Gudev.

Ai njoftoi se dy prej zjarrfikësve nga të lënduarit janë në mjekim në spitalin e Strumicës, dhe një ka pësuar lëndim të vogël në këmbë. mb/

Të fundit