Të tjera lajme

U KAP ME GJYSËM TON VAJ NË MAKINË!? E MBANTE NË BIDONA

Gjatë një kontrolli, u gjetën dhe u sekuestruan 25 bidona me nga 20 litra vaj, për të cilat shoferi nuk kishte dokumentacionin përkatës.
Në fshatin Pepelisht, pranë Negotinës, dje pasdite, oficerët e Njësisë Mobile për Masa Kompensuese në Departamentin për Çështje Kufitare dhe Migracion e privuan nga liria O.P. (51) nga fshati Pepelishtë, njoftoi Ministria e Brendshme.
Gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh “Rover Freelander” me targa të Velesit, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan 25 bidona me nga 20 litra vaj, për të cilat shoferi nuk kishte dokumentacionin përkatës.

O.P. po mbahet në Stacionin Policor të Negotinës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse.

Të fundit