20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

U lehtësuan masat, sepse gjendja me Covid është stabile!

Ministria e Shëndetësisë, ka deklaruar, se lehtësimin e masave anti-Covid e bënë në saj të stabilizimit të gjendjes epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut.

“Gjendja epidemiologjike është stabile dhe e lejon këtë”, thanë nga MSH-ja, transmeton TV21.

Ndërkaq, Shtabi i Krizës ka miratuar vendimet e propozuara nga MSH-ja siç janë:

-ndërprerje e kufizimit në lëvizje;
-të gjitha ngjarjet që do të organizohen në ambient të hapur, të mund të organizohen me kapacitet deri në 1000 persona dhe shfrytëzim të hapësirës deri në 50%;
-të largohet limiti prej 100 persona të pranishëm në dasma.

Masat, pritet të miratohen nesër nga Qeveria./TV21

Të fundit