03/03/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

U vra nga kunati se i përdhunoi të bijën 9-vjeç në Greqi, varroset në Poliçan 33-vjeçari! Në varrim pak njerëz, banorja: S’falet tek fëmija!

Në Poliçan kjo e premte nuk ishte një ditë e zakonshme. Në vendin e lindjes, iu dha lamtumira e fundit 33-vjeçarit të vrarë nga burri i motrës në Greqi, pasi ky i fundit zbuloi se i kishte përdhunuar të bijën prej moshës 9-vjeçare.

Në ceremoni mortore morën pjesë familjaret, por ra në sy mungesa e motrës, njëherësh bashkëshortja e autorit të krimit.

Edhe pse nuk mori pjesë në varrim, motra e tij për mediat greke, i doli në mbrojtje vëllait dhe i ktheu krahun burrit, duke thënë se nuk e besonte se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëshortit të saj të dytë.

“Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite. I rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha gruaja shqiptare që prej vitesh jeton në Greqi.

Ajo shkon edhe më tej me akuzat ndaj bashkëshortit 50-vjeçar.

“Ai nuk është njeri i mire, ishte ekspert në gënjeshtër. Unë që jetoja me të, e kuptova vonë. Ai nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë, se i la fëmijët dhe doli për gjueti” thotë ajo.

Për Report Tv, në një rrëfim ekskluziv, babai në moshë i 50-vjeçarit që pas vrasjes iu vetëdorëzua autoriteteve greke, thotë se për të, 33-vjeçari, që dikur e kishte parë me syrin e një djali të mirë, është një i pabesë që shkeli mbi miqësinë familjare.

‘Nuk e njihnim për të keq, e dinim njeri të mirë, por paska qenë maskara, të merresh me një fëmijë!’- tha ai.

50 vjeçari kishte 3 vajza me martesën e parë, ndërsa me gruan e dytë kishte një djalë.

Vajza ka dëshmuar se ngacmimet seksuale kishin nisur në moshën 9 vjeçare ‘dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç! Kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë.

Të fundit