22/10/2024
8.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ua shiti 287 dele, por nuk ia dhanë paratë! Tetovari denoncon në polici dy gostivaras!

39-vjeçari nga Selca e Tetovës ka denoncuar dje në polici dy persona nga Senokosi i Gostivarit, pasi sipas tij, edhe pse ka kaluar afat i paracaktuar për pagesë, ata nuk ia kanë dhënë paratë për 287 dele, transmeton TV21.

“Tridhjetë e nëntë vjeçari I.I. nga Selca e Keqe e Tetovës, dje (02-korrik) në ora 15.20 në SPB-Tetovë ka raportuar se, personave S.Z.(65) dhe N.E.(42) nga Senokosi i Gostivarit para një viti i’u kishte shitur 287 dele, por edhe pas afatit të caktuar për pagesë, ata kanë kundërshtuar të paguanin plotësisht shumën sipas marëveshtjes. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftuan nga SPB Tetovë.

Të fundit