28/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ulja e prodhimit dhe frika për mungesë të naftës, çfarë e pret Maqedoninë e Veriut?

OPEK+ së fundmi ka filluar të ulë prodhimin global të naftës, me qëllim për t’i shtrenjtuar çmimet. Ky veprim tregon se Rusia ende mund të konsiderojë në kartelin e udhëhequr nga Arabia Saudite që të përforcojë buxhetin e saj ushtarak, shkruan Zhurnal.

Në takimin e javës së kaluar të kartelit OPEK dhe aleatët e saja, mes të cilave është edhe Rusia, është vendosur që të ulet prodhimi ditor i naftës për 2 milion barelë në ditë. Kjo është rreth 2% nga prodhimi botëror i naftës.

Në mars të këtij viti, çmimi për një barel naftë u rrit në 140 dollarë ndërsa së fundmi në shtator ra në 80 dollarë për barel. Por tani që OPEK ka filluar të ulë prodhimin e naftës, shtrenjtimi është i pa evitueshëm.

Por çfarë pasoja mund të shkaktojë ulja e prodhimit të naftës nga Arabia Saudite?

Shtetet në përgjithësi do ta kenë të vështirë të reagojnë shpejtë në treg. Franca ka filluar të ndjejë pasojat e para nga mungesa e naftës. Rreth 12% e pompave të benzinave në Francë kanë mungesë të naftës. Në disa rajone të Francës madje ka mungesë në 30% të pompave të benzinës.

Nga frika që nuk do të ketë naftë, qytetarët francezë kanë pushtuar pompat e benzinave, për t’u pajisur mjaftueshëm me naftë.

Si është situata në Maqedoni të Veriut?

Në vendin tonë për momentin nuk ka paralajmërime se mund të ketë mungesë të naftës, edhe pse çmimet e saj ditë për ditë po shtrenjtohen nga 2 dhe 3 denarë për litër. Ditën e premte dizeli u shtrenjtua për 3 denarë ndërsa sot gjatë ditës do të ketë ndryhsime tjera të çmimeve. Me shumë mundësi përsëri do të ketë shtrenjtim.

Ndonëse nuk ka paraljamërime për mungesë të naftës, pompat e benzinave ende janë të qeta dhe nuk ka tubime të veturave për t’u pajisur me naftë. Shtrenjtimi i dizelit nuk është shenjë e mirë për ekonominë e vendit, por qytetarët duhet seriozisht ta mendojnë lëvizjen me veturë. Autoritetet shtetërore do të duhet t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë veturat e tyre dhe të shfrytëzojnë transportin publik të qytetit me qëllim që të mos harxhohet naftë pa nevojë.

Për momentin çmimi i një bareli naftë shënon 97,2 dollarë. Në vitin e fundit, më lirë ishte në muajin dhjetor kur çmimi shënonte 68 dollarë.//Zhurnal.mk

Të fundit