27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Universiteti i Evropës Juglindore i dhuroi një automjet Kryqit të Kuq

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) bëri të ditur se i është dhuruar një automjet Organizatës së Kryqit të Kuq të Maqedonisë në Shkup. Bëhet fjalë për automjet i cili deri tani është përdorë në suaza të Projektit të USAID-it dhe Fondacionit Ndërkombëtar të Klubeve Lajons (LCIF) për fëmijë me dëmtim të shikimit.

“Kryqi i Kuq është partner lokal i projektit, i cili do të vazhdojë me aktivitetet për përfundimin e projektit. Universiteti i Evropës Juglindore të gjithë pajisjen që përdoret deri tani në suaza të projektit planifikon t’ua dhurojë institucioneve që i shërbejnë komunitetit, siç janë shkollat, klinikat dhe të ngjashme, Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të ndërtojë partneritet të suksesshëm me USAID-in, me hulumtim të mundësive të tjera për bashkëpunim në zbatimin e shumë projekteve, siç kemi bërë në të kaluarën dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, informojnë nga UEJL-ja.

Bëhet fjalë për automjet Xhip Kompas 2.2 CDR Sport 4X2. as/ar/

Të fundit