25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pritet të parashtrohet kërkesë deri te OSBE-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve, paralajmëroi Pendarovski

Me siguri sot apo nesër do të parashtrohet kërkesë deri te OSBE-ja nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila është kompetente të kërkojë mision vëzhgues gjatë zgjedhjeve, theksoi presidenti Stevo Pendarovski, i cili shtoi se nuk mund të presim që OSBE-ja, në kohë të pandemisë të funksionojë gjithashtu si vitin e kaluar apo parvjet.

“Për OSBE-në nuk kam kurrfarë informacioni nëse është parashtruar kërkesë, pati informacion se me siguri sot apo nesër do të mundet të parashtrohet, sepse Ministria e Punëve të Jashtme është kompetente të kërkojë mision vëzhgues. Këtu ka spekulime të ndryshme në të cilat unë nuk do të doja të hyja sa kohë realisht në kohë të pandemisë i nevojitet OSBE-së/ODIHR të mbulojnë një vend të caktuar. Kemi shtete në të cilat për momentin kanë caktuar zgjedhje, për shembull Polonia, Kroacia, Serbia dhe të mos hyj në spekulime çfarë lloji të misionit kanë, sepse kjo dallohet”, tha Pendarovski.

Ai sqaroi se edhe liderët janë dakord rreth kësaj se ne nuk mund të presim në kohë të pandemisë botërore misioni i OSBE/ODIHR të jetë i njëjtë si vitet paraprake, sepse siç tha, nuk mundet me një potencial të njëjtë të veprojë edhe në pjesën e vëzhgimeve afatshkurta dhe në pjesën e vëzhgimeve afatgjata. ar/

Të fundit