13/04/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Universiteti i Evropës Juglindore shënon 22 vjetorin e themelimit me një akademi solemne

Universiteti i Evropës Juglindore me një akademi solemne shënoi 22 vjetorin e themelimit të tij. edhe u ndanë mirënjohje për punëtorët më të vyeshëm të këtij universiteti. Rrugëtimin 21 vjeçar të Universitetit të Evropës juglindore, rektori i universitetit, Abdylmenaf Bexheti, e cilësoi si të suksesshëm, duke përmendur arritjet, me theks të veçantë numrin e programeve studimore që ka arritur në 40, si deridiplomike po ashtu edhe të ciklit të dytë dhe 12 programe studimore të ciklit të tretë. Deklaratë: Abdylmenaf Bexheti – Rektor i UEJL “UEJL lindi në vjeshtën e viti 2001, 22 vite më parë, në muajin më të ndritur të historisë së komuniteti tonë. Muajin e alfabetit shqip dhe të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptarë dhe të flamurit tonë kombëtarë. Kjo dritë prezanton dhe ndriçon mbi 22 gjenerata me mbi 16 e 500 të diplomuar pjesa dërmuese e të cilëve të punësuar në sektorin privat, njëkohësisht edhe publik por edhe ata qytetarë në nivelet e primifdace institucionale dhe qytetare. Jemi krenar me gjithë stafin tonë që ka krijuar imazhin e universitetit në përgjithësi si një institucion kontribuues në shoqëri e tani më të konfirmuar edhe nga tregu i punës”. Fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Klaus Tochtermann, i cili i përgëzoi të gjithë të punësuarit, të cilëve iu nda mirënjohje për 20 vjet përvojë pune në këtë institucion. Deklaratë: Klaus Tochtermann – President i bordit të UEJL-së Është një referencë e mrekullueshme për misionin e UEJL-së për ti dhënë jetë diturisë. Të gjithë të punësuarit e UEJL-së dhe studentët duhet të jenë të gëzuar që janë rritur në këtë universitet që i mbështetë ata në shumë mënyra për të arritur qëllimet e tyre. Njerëzit që janë të influencuar nga numri 22, janë shumë ambicioz, me vetëbesim, të disiplinuar dhe pragmatik. Këto janë të gjitha karakteristika që i ngjajnë Universitetit të Evropës Juglindore. Prezent në këtë ceremoni ishte edhe zvKryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i cili tha ka qenë pikërisht UEJL-ja që ka thyer akullin dhe barrierën politike për një universitet të njohur nga institucionet në gjuhën shqipe. Deklaratë: Artan Grubi – zvKryeministër i Maqedonisë së Veritu “Padyshim se themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore është një datë e shënuar dhe e rëndësishme për arsimin sipërorë në gjuhën shqipe sepse me të, u thye barriera politike dhe psikologjike tek ata që e mohonin të drejtën e natyrshme të një popullit. Kjo datë dhe ngjarje theu edhe paragjykimet e paarsyeshme disa dekadëshe kundër të drejtave elementare të një populli. UEJL e hapi shtegun dhe shkriu akullin shekullor dhe ua trasoi rrugën edhe dy universiteteve tjera që i kemi ne sot. Të gjitha këto universitete janë vazhdimësi e rrugës tonë të emancipimit tonë kombëtarë”. Ceremonia u shoqërua edhe nga një program i shkurtër artistik, të përgatitur nga Besarta Murtezani dhe pianisti Shkelzen Bafqari./TV KOHA/

 

 

Të fundit