Të tjera lajme

Këshilli i Xhamis Xhepçishtë ; Urime 22 nëntori- DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE

Sot, me datë 22 nëntor 2024, në shenjë përkujtimi dhe feste të Ditës së Alfabetit, Këshilli i xhamisë së Xhepçishtit, në katër stacionet e ndalesës së autobusëve vendosi nga një “Librari të vogël”, për të mbajtur në kujtesë përpjekjet e rilindasve shqiptar për hartimin e një alfabeti të përbashkët për gjuhën shqipe, duke filluar nga “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” (1879) në Stamboll deri në Kongresin e Alfabetit (1908) në Manastir. Gjuha shqipe është shenja me e qartë e identitetit tonë kombëtar, prandaj ta ruajmë dhe ta përcjellim te gjeneratat e reja. Me respekt Këshilli i Xhamis Xhepçishtë

Të fundit