19/06/2024
20.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vaksinimi kundër gripit sezonal, rritet interesimi në Tetovë

Vaksnimi për gripin sezonal 2022/23 ka filluar të aplikohet edhe në Qendrën për
Shëndet Publik në Tetovë.Pesë grupe janë të rrezikshme, të cilët duhet që të marrin
vaksinën falas. Këtë vaksinë duhet që ta marrin, personat e moshuar mbi moshën
65 vjeçare, të sëmurët kronikë, puntorët shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët
nga mosha 6 mujore deri në moshën 5 vjeçare.Vakisinimi kundër gripit sezonal
nuk është I obligueshëm, por këta kategroi janë të rerzikuara dhe duhet që ta
marrin. Kjo vaksinë merret përmes sistemit termini Im, njofton Tv Koha.
“Për shkak të rëndësisë nga infektimi me sëmundjen e gripit dhe komplikimet
që jep gripi, të sëmurëve kronikë, të personave të msohuar, të fëmijëve nga
mosha 6 mujore deri në moshën 5 vjeçare dhe këtu më shpesh paraqitet ky
grip. Prandaj I jepet rëndësi këti vaksnimi për shkak të komplikemeve që ka
gripi sezonal” deklaroi Suzana Subashiç, epidemiologe në qendrën për
shëndet publik në Tetovë.
Në bazë të popullsisë së Tetovës, janë plotësuar të gjitha terminet për marrjen e
vaksinës dhe vaksina do të aplikohet gjatë tërë muajit tetor.Sipas epidemiologëve,
sa aplikime janë bërë aq vaksina janë dhënë dhe numri është diku rreth 1800
doza.Ndërkaq, kohëve të fundit është rritur numri I personave që marrin vaksina
edhe pse nuk janë në kategorinë e grupeve të rrezikuara, por duan që të jenë të
mbrojtur, shkruan Tv Koha.
Interesimi për marrjen e vaksinës është në rritje, nga viti në vit kemi më
shumë të interesuar.Nëse në të kaluarën kemi dhënë 300 ose 500 doza të
vaksinave kundër gripit sezonal, tash arrimë në një numër prej 3000 deri në
3500 doza të harxhuara të vaksinave.Ne me këtë rast e arrijmë numrin që
Tetova ka për të sëmurët kronikë, tek të cilët rekomandohet që të parët të
marrin vaksinën.Poashtu edhe njerëzit që nuk janë në grupet e rrezikuara
gjithnjë e më shumë marrin vaksinën që të mos sëmuren nga gripi”, tha për
Tv Kohën Suzana Subashiç, epidemiologe.
Në Tetovë ka vetëm një pikë të vaksnimit dhe ajo ndodhet në qendrën për shëndet
publik. Është paralajmëruar se sërish në muajin nëntor do të ketë vaksinim të ri për
gripin. Tv Koha/Urim HASIPI

Të fundit