21/10/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdimi i bulevardit Bllagoja Toska me shumë probleme

Vazhdimi i punëve në bulevardin Bllagoja Toska tek kazerma e qytetit po ngec.Ndonëse komuna e Tetovës disa herë ka nënvizuar se ka pasur probleme me kompaninë që realizon punët në këtë projekt, megjithatë si duket ende këta probleme nuk janë tejkaluar..Sipas paralajmërimeve në atë kohë, ishte paraparë që brenda tre muajve të përmbyllen punimet dhe rruga të jetë e gatshme, por pamjet në terren tregojnë se aty ende ka edhe shumë punë.Komuna e Tetovës ka fajësuar kompaninë që ka fituar tenderin për rregullimin e kësaj rruge.

Edhe gjatë ditës së sotme në këtë bulevard nuk është duke u punuar, ndërsa nga pamjet shihet se ky bulevard nga dy korsi do të ngushtohet në një korsi. Ndryshe, bëhet fjalë për një lagje kryesisht të re, e cila është populluar pas viteve të 90-ta dhe që atëherë e këndej kjo rrugë nuk është rregulluar asnjëherë dhe gjithnjë banorët kanë lëvizur në rrugë me baltë dhe pluhur. Banorët e kësaj lagje, disa herë janë ankuar publikisht se pavarësisht premtimeve gjatë 30 viteve të kaluara, nuk është bërë asgjë që të rregullohet rruga. Krahas kësaj, banorët e kësaj lagje, pohojnë se ende qarkullojnë në rrugë të pandriçuar dhe shpesh herë fëmijët kanë vështirësi të mëdha gjatë kthimit nga shkolla duke u sulmuar nga qent endacak.TV KOHA

Të fundit