21/10/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Të gjithë nxënësit duan të regjistrohen në mjekësi

Deri më tani në shkollat e mesme të Tetovës janë regjistruar mbi një mijë nxënës. Në të dy afatet paraprake në qershor dhe korrik, ku aplikimi ishte në mënyrë online gjithsej janë regjistruar 1013 nxënës, respektivisht 829 nxënës me mësimn në gjuhën shqipe, 175 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase dhe nëntë me mësim në gjuhën turke. Sikurse në të kaluarën edhe këtë këtë vit, interesimi më i madh është për regjistrim në shkollën e mesme të mjekësisë. “Dyfish më shumë se numri I paraparë për regjistrim janë paraqitur në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë. Mirëpo këtë vit ne si themelues, si komunë, kemi mbajtur kritere që ata nxënës që kanë plotësuar pikët për regjistrim, në shkollën e mesme të mjekësisë janë pranuar, ndërsa ata që nuk kanë plotësuar kushtin apo nuk kanë pasur pikët e mjaftueshme në shkollën e mesme të mjekësisë nuk janë pranuar”, deklaroi Nazmi Dauti,përfaqësues e Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës.Në ndërkohë, apelohet tek prindërit dhe fëmijët, që ata që nuk kanë pikë të mjaftueshme që të orientohen në shkollat profesionale, sepse ka mjaft drejtikme atraktive.Në ndërkohë, edhe nga komuna e Tetovës e pranojnë se interesimi mbetet I vogël për shkollat profesionale.Pavarësisht apeleve dhe politikave të ndryshme që drejtimet profesionale të jenë atraktive megjithatë edhe kjo nuk jep rezultate, pasi që orientim kryesor I semimaturantëve mbetet shkolla e mesme e mjekësisë. TV KOHA

Të fundit