25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdojnë dënimet për kompanitë që marrin para dhe si japin rrogat, paralajmëroi Lukarevska

Drejtoresha e Drejtorisë së Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska ka bërë të ditur mënyrat e aplikimit për sigurimin e mbështetjes financiare të kompanive për punëtorët e tyre për muajt shkurt dhe mars.

Ka njoftuar, se kjo do të bëhet nëpërmjet E-Tatimit duke parashtruar të dhëna për çdo punëtorë veçmas.

Ka paralajmëruar, se siç ka ndodhur me masat e pakova paraprake ekonomike, edhe në pakon e 5 janë paraparë dënime për kompanitë të cilët gjatë aplikimit do të dorëzojnë informacione të rrejshme.

“Sikurse edhe më herët, janë paraparë dënime për ata që japin deklaratë të rrejshme për përmbushjen e kushteve, si dhe masa kundërvajtëse për ata që nuk e kanë paguar mbështetjen financiare apo kanë paguar vlerë më të ulët. Dhe sigurisht, në mënyrë publike dhe transparente do të publikohen kompanitë që e kanë marrë ndihmën financiare, kurse nuk do t’ua paguajnë punëtorëve”, tha Llukarevska, transmeton TV21.

Të fundit