02/05/2024
10.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Subvencionet për trotinetë dhe biçikleta/ Për një ditë u harxhuan gjysmat e mjeteve

Qyteti i Shkupit informon se për një ditë, pothuajse gjysma e mjeteve të parashikuara për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrik gati se janë shterur. Gjatë ditës së djeshme, përmes sistemit të aplikimit elektronik, kanë mbërritur më shumë se 1.200 aplikime për subvencione për biçikleta, si dhe 142 kërkesa për subvencione për trotinetë elektrikë.

Nëse vazhdon interesi i madh për subvencionet është e mundur që mjetet e parashikuara për subvencionet për trotinete elektrikë të shteren dhe thirrja publike të mbyllet në fund të ditës.

Rikujtojmë, Qyteti i Shkupit publikoi thirrje për dhënien e subvencioneve për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrikë për vitin 2021.

Qytetarët mund të paraqesin faturat fiskale për biçikletat e blera ose trotinetet elektrikë nga fillimi i vitit, përkatësisht nga 1 janari i vitit 2021. Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerë prej 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, dhe 30 për qind të vlerës së trotinetit elektrik, por jo më shumë se 7.000 denarë për person, përfshirë tatimin personal mbi të ardhurat. Thirrja do të jetë e hapur derisa të shteren mjetet dhe do të zbatohet sipas parimit “I ardhuri i parë – i shërbyeri i parë”.

Të drejtë të marrin pjesë në këto thirrje kanë banorët e Qytetit të Shkupit (në komunat Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare), të cilët do të blejnë biçikletë ose trotinet të ri elektrik në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 01.01.2021 deri në shterimin e buxhetit i dedikuar për thirrjet publike.

Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021 për subvencione për biçikleta dhe trotinet elektrik, janë parashikuar 10 milion denarë, prej të cilave 8,5 milion denarë për biçikleta, dhe 1,5 milion denarë për trotinet elektrikë. Në përputhje me mjetet e parashikuara financiare, Qyteti këtë do të japë subvencione për rreth 2.800 biçikleta dhe rreth 215 trotinetë elektrik.

Në tre vitet e kaluara, Qyteti i Shkupit ka dhënë mbi 10.000 subvencione për qytetarët që kanë blerë një biçikletë dhe gjithsej 527 subvencione për qytetarët që kanë blerë një trotinet elektrik.

Në të dy thirrjet për subvencione për blerjen e biçikletave dhe trotinet elektrikë në qytetarët mund të aplikojnë mënyrë elektronike, përmes faqeve të internetit të Qytetit të Shkupit dhe Shkupi la, .skopje.gov.mk dhe skopjelab.mk ose direkt në vegëzat: https : / /aplikacii.skopjelab.mk/velosipedi/ dhe https://aplikacii.skopjelab.mk/trotineti/.

Të fundit