19/06/2024
25.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, dëshmitarja pyetet në seancë të mbyllur

Vazhdon seanca në Gjykatën e Hagës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Dëshmitarja e parë po vazhdon  sot dëshminë e saj në Hagë, por  kjo séance në të shumtën e kohës është e mbyllur për publikun.

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitares së parë në rastin ndaj Thaçit dhe ish-drejtuesve tjerë të UÇK-së.

Dëshmitarja e parë e Prokurorisë, identiteti i të cilës është mbrojtur, po merret në pyetje në një seancë të mbyllur për publikun.

Njëjtë, në seancë të mbyllur ajo u mor në pyetje edhe të martën. Ajo është dëshmitare e Prokurorisë.Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Të fundit