24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon ndalesa e qëndrimit për uikende në vendet turistike në Prespë

Komuna e Resnjës informon se edhe këtë uikend është i ndaluar qëndrimi në vendet turistike në Prespë.

Nga sektori për marrëdhënie me opinionin potencojnë se paralajmërimi për përmirësim të kushteve të motit nuk do të thotë edhe largim i ndalesës për uikend në Prespë dhe në atë kuptim nuk është i lejuar qëndrimi në Oteshevë, Stenje, Krani, manastirin Kurbinovo, Pretor, Sllivnicë… dhe vende tjera turistike.

Lufta kundër koronavirusit është e përbashkët, porosisin nga komuna e Resnjës, dhe për atë në këtë moment qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi. mt/sa/

Të fundit