03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon zbrazja e shkollave, e ardhmja shqetësuese!

Dikur luftohej e kërkohej arsim shqip në shkollat me vendbanimet shqiptare, tani po bëhen kronika të shumta mbi atë se si po zbrazen shkollat shqiptare nga nxënësit. Fshatrat e banuara me shqiptarë janë vendbanimet kryesisht nga të cilat numri më i madh i të rinjve po braktisin vendin. Dhe, sigurisht kjo nuk kalon pa pasoja të cilat vërehen në çdo fushë, por më shqetësuese dhe e dhimbshme është fakti kur shikohen bankat shkollore që janë të zbrazura pothuajse tërërisht. Rasti më specifik ishte në një fshat në Komunën e Sarajit, që dikur shkolla numëronte 250 nxënës, dhe sot kjo shkollë ka vetëm një nxënëse, pra është vetëm një dhe e vetme. Ky nuk është rasti i fundit. . Nga 5 komuna duke filluar nga shtatori e deri në gjysmëvjetorin e dytë shkollor 558 nxënës janë larguar jashtë vendit. Vetëm në Tetovë, shkollat fillore dhe të mesme, gjysmëvjetorin e dytë e kanë filluar me 159 nxënës më pak. Ata kanë marrë fletëshpërngulje për t’u bashkuar me familjen e tyre në Gjermani dhe vende të tjera. Nga 12 shkolla fillore të Tetovës nga shtatori janë larguar 128 nxënës, ndërsa nga 5 shkolla të mesme janë larguar 31 nxënës.

Shifra alarmante të zbrazjes së shkollave, në 5 komuna janë shpërngulur 558 nxënës –

Shkollat e vendit po zbrazen çdo ditë e më shumë. Nga 5 komuna duke filluar nga shtatori e deri në gjysmëvjetorin e dytë shkollor 558 nxënës janë larguar jashtë vendit. Vetëm në Tetovë, shkollat fillore dhe të mesme, gjysmëvjetorin e dytë e kanë filluar me 159 nxënës më pak. Ata kanë marrë fletëshpërngulje për t’u bashkuar me familjen e tyre në Gjermani dhe vende të tjera. Nga 12 shkolla fillore të Tetovës nga shtatori janë larguar 128 nxënës, ndërsa nga 5 shkolla të mesme janë larguar 31 nxënës.

Në Gostivar situata është edhe më alarmante. Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani nga 10 shkolla fillore janë larguar 130 nxënës, ndërsa nga katër shkolla të mesme 50 nxënës. Shpërngulja është bërë kryesisht në Gjermani e Zvicër.

Pasqyrë e ngjashme edhe në Kumanovë. Në periudhën e njëjtë janë larguar 131 nxënës të cilët si shkak të largimit kanë po ashtu bashkimin familjarë në vende të ndryshme të Evropës. Situata është e ngjashme edhe në komunat më të vogla. Nga 6 shkollat fillore të komunës së Zhelinës për një gjysmëvjetor janë larguar 51 nxënës. Ndërsa nga 9 shkolla fillore të Çairit janë larguar 37 nxënës.

Profesori Murat Aliu e sheh si shqetësues largimin masiv jashtë vendit. Sipas tij shkak nuk është vetëm aspekti ekonomik, por edhe cilësia e jetës.

“Çështja e emigrimit e qytetareve tanë nga Maqedonia e Veriut para së gjithash ka të bëje me pakënaqësinë e qytetareve tanë nga politika dhe nga cilësia e jetesës tek ne.  Çështja e emigrimit është çështje kombëtare dhe duhet aq shumë të alarmohet sa që të shndërrohet në një çështje kombëtare sepse kjo rrezikon edhe tkurrjen demografikë tonën”, tha Murat Aliu për Alsat.

Aliu thotë se është e pamundur pengimi i tërësishëm i fenomenit të largimit jashtë shtetit, por sipas tij reformat në të gjithë shtetin do të zbutnin këtë dukuri.

Ikja e qytetarëve nga vendi po vazhdon me hov të madh, ikje që është pa kthim – 

Ikja e qytetarëve nga vendi është një temë që ka filluar dhe nuk po mbaron dot, fundi nuk i dihet mbase po parashihet se kjo temë do të përflitet deri sa të ikë edhe qytetari i fundit.  shkruan Zhurnal

Të fundit