03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vdekja tragjike e 34-vjeçares nga Gjakova, dyshohet se kërceu nga kati i dytë i hotel ‘Venus’

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është Artila Kameri, 34-vjeçare.

Burimet e gazetës brenda Prokurorisë bëjnë me dije se sipas informacioneve të para, Kameri dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i hotelit ‘Venus’ në magjistralen Prishtinë – Lipjan.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit