24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Veles, 30 ditë paraburgim për qytetarin i cili tentoi të vriste një dëshmitar në stacionin policor

Një qytetari 26 vjeçar nga Velesi i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, i cii në stacionin policor ka tentuar të vriste një dëshmitar të dhunës së tij, transmeton Portalb.mk.

“Më 17 tetor, në stacionin policor në Veles, ai ka tentuar të privoj nga jeta një grua e cila ishte thirrur si dëshmitar për një ngjarje paraprake në agjen Reçani, ku i dyshuari ka thyer gota në këndin e lojrave. Nën ndikim të alkoolit prej 1,41 promil në gjak, i dyshuari në stacionin policor ka kapur për flokë të dëmtuaren, e ka tërhequr dhe i ka vendosur thikën në qafë, të cilin e nxorri nga xhaketa. Zyrtarët policor dhe dëshmitarët e tjerë të ngjarjes kanë reaguar menjëherë, të cilët arritën t’ia marrin thikën dhe të parandalojnë qëllimin që ta privoj nga jeta”, kumtoi Prokuroria Themelore Publike Veles.

Prokurori publik ka sjell urdhër për zbatimin e procedurën parahetimore kundër qytetarit nga Velesi, i cili është i dyshuar për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (në tentim) nga Kodi Penal.

Të fundit