21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vendkalimet kufitare hapen prej sot, hotelet nga e hëna

Prej sot, sipas vendimit të Qeverisë, hapen të gjitha vendkalimet kufitare, përveç aeroporteve, por në fuqi edhe më tutje mbesin masat për të treguar test PCR valid negativ gjatë hyrjes në vend dhe vetizolim i obligueshëm prej 14 ditëve. Risi është që të huajt, në vend se sikur deri tani të mund të transitojnë në vend vetëm përmes vendkalimeve kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë, dhe atë në afat prej pesë orëve të mund ta bëjnë dhe përmes vendkalimeve tjera. Qeveria solli edhe protokolle për funksionimin e objekteve hotelierike (për fjetje dhe objekte të tjera hotelierike për fjetje), që fillon të zbatohet prej të hënës 22 qershor.

Qeveria solli vendim prej sot të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në vend me zbatim të ,masave që janë aktive, me ç’rast për hyrje në Maqedoninë e Veriut është i obligueshëm testi valid negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet edhe masa për nënshkrim të “Deklaratës për vetizolim të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve”, në bazë të së cilës Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor përgatit Vendim për kontroll shëndetësor dhe vetizolim shtëpiak, të cilën e kontrollon MPB.

Mbetet në fuqi edhe masa për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditësh, për të gjithë qytetarët ose të huajt me qëndrim të rregullt në vend, të cilët gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të bëjnë test valid PRC ose do të dorëzojnë test jovalid PCR.

Mbetet edhe mundësia për qytetarët të cilët janë në karantinë shtetërore dhe që duan t’u bëhet test PCR në kërkesë të tyre, ajo t’u mundësohet nga ana e institucionit të autorizuar në afatin më të shkurtër. Ato qytetarë të cilët testin PCR e kanë negativ, nënshkruajnë “Deklaratë për vetizolim të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve”, ku llogariten edhe ditët e kaluara në karantinë shtetërore dhe shkojnë në vetizolim të obligueshëm në adresën e përcaktuar në deklaratën e dhënë. Nëse qytetarët nuk duan të bëjnë test me PCR, mbesin në karantinë 14 ditë, ndërsa pas atij afati nga ana e përfaqësuesve të autorizuar të ISHSSH u përgatitet vendim për kontroll shëndetësor dhe vetizolim shtëpiak.

Qeveria e ka plotësuar Protokollin për transit të pandërprerë të shtetasve të huaj nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej sot protokolli mundëson hyrje në të gjitha vendkalimet kufitare të shtetasve të shteteve tjera për transitim nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbetet dispozita në protokollin i cili përshkruan se transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në njërin vendkalim kufitar dhe dalje në tjetrin me obligim që gjatë transitit të mos dilet nga autostrada përkatëse ose rruga lokale dhe ai të realizohet në kornizat e më së shumti pesë orëve që konfirmohet me deklaratë të cilën shtetasit e huaj duhet ta plotësojnë në hyrje, ndërsa në dalje shfrytëzuesi duhet ta dorëzojë te policia kufitare me qëllim që të kontrollohet kohëzgjatja e kalimit.

U soll edhe Protokoll për punë të objekteve hotelierike për fjetje (hotele dhe objekte të tjera hotelierike për fjetje) dhe ai fillon të vlejë prej të hënës, 22 qershor, këtë vit.

Protokolli i rregullon procedurat për objektet hotelerike, pastaj rekomandimet dhe masat për pranim të mysafirëve, procedurat e restoranteve, përdorimin e toaletëve, si dhe rekomandimet për mysafirët dhe për veprim gjatë paraqitjes së ndonjë rasti me simptoma të Kovid-19. fc/

Të fundit