09/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR filluan me punë, realizuan takim në KSHZ

Ekipi vëzhgues i misionit i OSBE/ODIHR, i cili në vend arriti më 19 qershor prej sot është i gatshëm për punë dhe anëtarët tashmë realizuan takim me Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në të cilin u informuan për vijimin e procesit zgjedhor.

OSBE/ODIHR në ftesë të Qeverisë së Maqedonisë dërgoi misioni special për ndjekjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 15 korrik.

Misioni përbëhet nga shtatë ekspertë, të cilët do të akomodohen në Shkup dhe do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor nga kryeqyteti. Në kuadër të ekipit janë angazhuar shefi i misionit, zëvendësi i tij, analist politik dhe i zgjedhjeve, si dhe analist të regjistrimit të votuesve, këshilltar ligjor dhe mediatik. Misioni do të zgjasë tre javë.

Zëdhënësja e OSBE/ODIHR, Katja Andruesh në një deklaratë MIA-n javën e kaluar potencoi se ODIHR ka sistemuar Mision të posaçëm për vlerësim të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo në deklaratën për MIA-n tha se si gjithmonë vëzhguesit e OSBE-së do të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet në vende gjatë procesit zgjedhor. sn/

Të fundit