22/04/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Aksident i tmerrshëm trafiku: Një kamion është përplasur në autobusin plot me fëmijë

Në një aksident trafiku në qytetin australian të Melburnit, janë lënduar 45 nxënës të shkollave fillore, 18 prej të cilëve janë shtruar në spital, raporton BBC.

Në autobus, i cili u përplas nga një kamion të martën dhe më pas u përmbys, ishin 45 studentë dhe 18 prej tyre të moshës 5 deri në 11 vjeç u transportuan në spital, shumë prej të cilëve iu nënshtruan një operacioni urgjent dhe një u mbajt në Spitalin Intensiv.

Në spital është dërguar edhe drejtuesi i autobusit, 52-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Të tjerët kanë marrë ndihmën mjekësore në vend dhe janë transportuar në shtëpi.

Policia tha se drejtuesi i kamionit, 49-vjeçar, i cili ishte përgjegjës për aksidentin ku mbeti i plagosur lehtë, u arrestua në vendngjarje dhe dyshohet për drejtim të rrezikshëm me pasoja të rënda,përcjell TV KOHA

Të fundit