25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Andrej Kovaçev: Do të flasim për veto të re pasi të dëgjoj shpjegimin e Shkupit

Ndalimi i hyrjes në Maqedoni të eurodeputetit nga Bullgaria, Andrej Kovaçev më 6 maj, sigurisht që do të ndikojë në negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, sipas përfaqësuesit të GERB-it në Bruksel.

Sipas Kovaçevit, Maqedonia e ka kaluar vijën e kuqe – një deputet i Parlamentit Evropian nuk duhet të lejohet të hyjë në vend si kandidat për anëtar të unionit.

– Kjo ka kontribuar në shumë reagime në Bruksel – tha ai për BTV.

Deputeti mendon se fillimisht duhet të dëgjohet shpjegimi i Shkupit zyrtar para se të flitet për veto të re nga Bullgaria, por edhe nga BE.

– Për ironi, disa ditë para se të nisesha për në Maqedoni, pata një bisedë me Bujar Osmanin, një bisedë krejtësisht miqësore. Doja të merrja pjesë në një ngjarje nga historia jonë e përgjithshme pranë Novo Sellës, në varrezat ushtarake bullgare – tha Kovaçev.

Nuk ka pasur asnjë shpjegim në kufi, prandaj ai beson se duhet t’i kërkojnë falje.

Ai në intervistë theksoi se në Shkup nuk ka përparim në lidhje me amendamentet kushtetuese dhe se me sjelljen e Maqedonisë së fundmi duket sikur Maqedonia nuk dëshiron integrime evropiane, por dëshiron të mbetet, siç thotë ai, në Shkup- Aksi Beograd-Moskë.Nga

Të fundit