Të tjera lajme

(VIDEO) Vazhdon grumbullimi i nënshkrimeve të kandidatëve për president

Në ditën e katërt të mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatët për president, partitë politike dhe kandidatët e tyre vijojnë fushatën e mobilizimit të mbështetësve. Zyrtarisht me mbledhjen e nënshkrimeve sot filloi edhe koalicioni VLEN.Kryetari i Lëvizjes Besa, tha se janë të kufizuar në mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin e opozitës shqiptare për president, Arben Taravari. Kasami tha se ka interesim të madh, por që për 5-6 komuna të Tetovës me rrethinë ka vetëm një zyrë të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të fundit dhe zyrtare të KSHZ-së, Bujar Osmani është më afër shifrës prej 10.000 nënshkrimeve aq sa duhet për t`u zyrtarizuar kandidatura e tij për zgjedhjet presidenciale deklaroi Kasami.

KSHZ-ja ka njoftuar se gjithsej 12 kandidatë mbledhin nënshkrime për president; Vello Markovski, Biljana Vankovska, Tome Nikollovski, Bujar Osmani, Gospodin Popovski, Maksim Dimitrievski, Stevço Jakimovski, Arben Taravari, Gjorgji Manaskov, Mersiha Smailloviq, Zorica Cvetkovska dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar më 23 të këtij muaji dhe përfundon më 8 mars. Kandidatët e dy partive më të mëdha, LSDM dhe VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski dhe Gordana Sljanovska-Davkova nuk janë të obliguar të mbledhin vota sepse kanë mbështetjen e 30 deputetëve.Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.TV KOHA

Të fundit