09/05/2024
13.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Bujqit kërkojnë strategji për zhvillimin e bujqësisë

Fondet Ipard 3 për vitin 2024/25, do të zgjerohen edhe në shumë sfera të tjera, ku do të mund të aplikohet edhe për infrastrukturë rrugore, shkollore, ujësjellës, sisteme të ujitjes, kanalizime e kështu me rradhë. Kështu u tha gjatë një takimi që realizoi agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural me bujqit e rajonit të Tearcës. Sipas drejtorit të këtij agjencioni Remzi Abdullahu, bujqit por edhe komunat duhet që të jenë të përgatitur për të marrë mbështetje financiare në kuadër të fondeve IPARD 3. Në ndërkohë, edhe komunat duhet që të kenë kapacitete për të përgatitur projekte për aplikim. Në këtë drejtim, nga komuna e Tearcës thonë se do të duhet që të anagzhojnë konsulentë shtesë që të përgatisin projekte për aplikim në këto fonde.

Nga ana tjetër, bujqit shprehen se duhet që shteti së bashku me fermerët që të hartojnë strategji financiare për të rritur kapacitetet prodhuese të bujqve. Problem, në vete është mungesa e kapacitetit të fuqisë puntore, mungesa e tokës shtetërore në këtë rajon dhe një sërë probleme tjera të cilët duhet që të zgjidhen për të pasur një bujqësi më të zhvilluar. Viteve të fundit edhe pse ka shumë mënyra për të aplikuar për subvenione, megjithatë bujqit gjithnjë ankohen se janë të stërzgjatura dhe të rënda procedurat për të aplikuar, prandaj edhe kërkojnë lehtësime.TV KOHA

Të fundit