20/05/2024
14.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Hiqet grafa etnike nga certifikatat e lindjes

Hiqet grafa etnike nga certifikatat. Gjykata Kushtetuese këtë vendim e miratoi në bazë të lëndës me nismë të “Levicës”. Më 20 dhjetor 2023 Kushtetuesja inicoi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të kontestuara të Ligjit për Evidencë Amë, për shkak të cështjes nëse është konform Kushtetutës.

“Prononcimi për përkatësinë kombëtare, nuk është detyrim, por mundësi (e dhënë jo e obligueshme) me çka qytetarët privohen nga e drejta që të mos prononcohen për përkatësinë e tyre etnike. Pjesët e kontestuara të dispozitave nga Ligji për Evidencën Amë, hyjnë në sferën e privatësisë dhe jetës personale të njerëzve, me çka edhe nga ky aspekt Gjykata vlerësoi për pajtueshmërinë e pjesëve të kontestuara nga dispozitat ligjore me nenin 25 të Kushtetutës” – thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Grafa etnike u vendos nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, I cili në majin e vitit të kaluar publikoi udhëzimin për shërbimet amë në bazë të Ligjit nga viti 1995, që u kontestua nga “Levica”.Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e “kombësisë” në Ligjin për Evidencën Amë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Lloga kërkon që gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare.

“Ministri Loga mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një tjetër rregulloreje pas nismës së paraqitur për tejkalimin e afatit kushtetues për shpallje në “Gazetën Zyrtare”. Në të njëjtën kohë, kërkojmë edhe një herë nga Gjykata Kushtetuese që sipas detyrës zyrtare të veprojë edhe për rregulloret e tjera në shtet që janë publikuar në kundërshtim me afatin kushtetues sipas nenit 52 të Kushtetutës. Gjithashtu, mosveprimi me qëllim që të respektohet afati kushtetues për të cilët Gjykata Kushtetuese ka ditur ose mund të ketë ditur, nënkupton bazë për përgjegjësi penale, sepse ata do të duhej t’i ndiqnin rregulloret të shpallura në Gazetën Zyrtare”, thuhet në reagimin e Ministrit Lloga.

Gjykata Kushtetuese me 5 qershor 2023 solli vendimin me të cilin përkohësisht e vendosi jashtë përdorimit udhëzimin e Ministrit Lloga, ku certifikatat jepeshin me grafën etnike.TV KOHA

Të fundit