Rreth 274 fëmijë në Komunën e Tetovës janë regjistruar në listat e pritjes për t’u dërguar në çerdhe. Megjithatë, kërkesa e madhe dhe mbingarkimi i çerdheve me fëmijë ka bërë që pritja të jetë e gjatë. Drejtoresha e çerdhes Rinia në Tetovë, Fatlindja Jaja, thotë se janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga ane komisionit të Ministrisë për Punë dhe Poli’kë dhe Sociale dhe se tani, pas kërkesës së dërguar nga ana e Komunës së Tetovës, po presin që komisioni përsëri të vij për t’i konstatuar punët e kryera dhe të japin lejen për nisjen me punë, pas çka do të jepet pëlqimi edhe për punësime të reja. Nga ana tjetër, ministrja për punë dhe poli’kë sociale Jovanka Trençevska thotë se çerdhja e re, pranë shkollës Kirili dhe Metodi në Tetovë, do të hapet në gjysmën e parë të vi’t 2024.Deklaratë: Jovanka Trençevska Ministrja për punë dhe polikë sociale “Me vendim të Qeverisë për të gjithë punët shtesë që janë paraqitur gjatë ndërmit të çerdhes kemi siguruar mjete shtesë nga ana e Ministrisë së Financave. Edhe një pjesë e vogël e punëve përfundimtare duhet të bëhet që të mund të hapet çerdhja në Tetovë. Besoj se çerdhja do i hap dyert për fëmijë e Tetovës në gjysmën e parë të vit 2024”.Në çerdhen e Tetovës janë të regjistruar 1260 fëmijë, ndërsa në listë presin 274 fëmijë të tjerë. Drejtoresha Jaja thotë se me hapjen e çerdhjes së re, numri i fëmijëve në pritje do të ulet dukshëm. Projekt për çerdhen e re afër shkollës Kirili dhe Metodi është /nancuar nga fonde ndërkombëtare dhe është realizuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë për Punë dhe Poli’kë Sociale. TV KOHA