13/04/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Dy vjet nga vdekja e veprimtarit nga Tetova Rafi Halili

Familjarë, miq dhe bashkëveprimtar u tubuan te varrezat e qytetit të Tetovës, përvjetorin e dytë të vdekjes së veprimtarit, Rafi Halili. Me kurora, lule dhe fjalë miradije u nderua jeta dhe vepra e Rafi Halilit. Të pranishmit me mjaftë emocione, folën për rëndësinë e figurës së veprimtarit Rafi Halili ndër vite, duke përkujtuar torturat që i bëri sistemi shtetërorë atëbotë Rafi Halilit dhe familjes së tij, si kundërpërgjigje për aktivitetet e tij kombëtare.

Familjarët dhe të pranishmit kërkuan nga Komuna e Tetovës njëzëri që në nderë të jetë dhe veprës së Rafi Halilit, një rrugë dhe një institucion arsimor të emërohet me emrin e heroit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të Rafi Halilit.

Përfaqësuesit e diasporës, shokë dhe miq të të ndjerit gjithashtu thanë shumë fjalë miradije për Rafi Halilin dhe familjen e tij. Rafi Halili ka qëndruar burrërisht nëpër burgjet sllave, bashkë me vëllezërit e tij të idealeve, si Fazli Greiqevci, Shaban Shala, Metush Krasniqi, Rexhep Mala e shumë të tjerë. Pas përfundimit të dënimit, Rafi Halilin e dërgojnë në shërbim ushtarak në Slloveni, ku vazhdon ndjekja e nga organet ushtarake dhe, pas kthimit të tij në vendlindje, sërish vazhdon me veprimtarinë e tij ilegale. kur ishte kthyer fshehurazi për t’u takuar me familjarët. Shërbimet sekrete ishin informuar që ai ishte kthyer në shtëpi, policia bën një bastisje të beftë, por ai nuk u dorëzua, duke u mbrojtur me një pistoletë përballë policëve të armatosur. Gjatë ballafaqimit, ai plagoset rëndë në kokë dhe në këmbë, për çka dërgohet në Spitalin e Tetovës, ku e përplasin në dysheme. Mjekimi i tij vazhdon për tri javë në klinikat e Shkupit, prej nga lëshohet në një gjendje të rëndë. Gjykata e Shkupit e dënon me dënim kapital – burg të përjetshëm, që më vonë të shndërrohet në 15 vjet burg. Në burgun e Idrizovës në Shkup, Rafi Halili kishte përjetuar një katrahurë të vërtetë, ku gardianët e keqtrajtonin në mënyrë më mizore. Në Universitetin e Tetovës, së fundmi është promovuar libri “Rafi Halili – luftëtar i paepur në mbrojtje të atdheut” nga autori Salajdin Fejzullahi.TV KOHA

Të fundit