22/05/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Dita Ndërkombëtare e Autizmit, mungon kuadri profesional

2 prilli, Dita Ndërkombëtare e Autizmit është shënuar edhe në Tetovë. Por, si shumë vite edhe këtë vit, kjo ditë ndërkombëtare shkollat e Tetovës I gjen pa kuadër adekuat. Me këtë rast, nga komuna e Tetovës i kanë bërë ftesë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të jep pëlqimet për kuadër profesional .Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, është shprehur se disa herë kanë dërguar kërkesë tek dikasteri I arsimit që të angazhojnë kuadër profesional, megjithatë këta thirrje kanë hasur në vehs të shurdhër. Më tej ai është shprehur I gatshëm që edhe pse komuna ka shumë vështirësi për sa I përket financave, megjithatë nëse lejon pushteti qendror, mund të angazhojë kuadër që do të kujdeset për këtë kategori të fëmijëve nëpër shkolla. “Të gjithë jemi të ndryshëm në një formë apo tjetër dhe të gjithë jemi të barabartë me dallime të cilat i kemi. Në ditën botërore të autizmit ne duam të tregojmë që çdo anëtarë i shoqërisë tonë është i rëndësishëm, çdo fëmije ka vlerën e vet dhe ne duam ata t’i vlerësojmë me të gjitha dallimet të cilat i kanë, me të gjitha specifikat i kanë. Bëjmë ftesë që të gjitha institucionet të kyçen më aktiv sa i përket kësaj kategorie të rëndësishme të shoqërisë tonë që edhe këta fëmijë të ndjehen të barabartë që të kenë një mundësi në shoqëri si të gjithë pjesëtarët tjerë të shoqërisë, të jenë pjesë e integruar dhe kur të rriten të mund të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe të mund të japin një kontribut të tyre dhe të ndjehen se bëjnë diçka për këtë shoqëri”, tha Kasami.Kreu i komunës së Tetovës, këto komente I ka bërë gjatë shënimit të 2 prillit Ditës Ndërkombëtare e Autizmit që u shënua në qendër të Tetovës. Ky aktivitet u organizua nga komuna e Tetovës në bashkëpunim me të gjitha shkollat komunale nën moton “Bota nuk do të kishte gjallëri pa ngjyra”. TV KOHA

Të fundit