07/05/2024
10.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Elezi:Ikja e mjekëve fenomen rajonal

Në nivel vjetor rreth 250 mjekë e lëshojnë vendin.Ky fenomen më shumë është theksuar viteve të fundit, kur pjesa dërmuese e mjekëve është duke braktisur Maqedoninë e Veriut për pagë dhe jetë më të mirë në shtetet e zhvilluara. Kjo ka bërë që që të rritet shqetësimi edhe tek popullata se në të ardhmen mund të mbeten pa shërbime mjekësore. Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, duke uruar mjekët në ditën ndërkombëtare të Shëndetësisë, pret që nga viti në vit mjekët të kenë standar më të lartë që të mund të ofrojnë shërbime më cilësore. Ai thotë se shëndetësia është në nivel funksional por ka vend për përmirësime.“Migrimi ekonomik nuk mund të ndalet as në Gjermani as në Zvicër.Vetëm dua të bëj një krahasim në vitin 2016 të ardhurat e mjekëve si kanë qenë , sa ka qenë kudjestaria dhe sa është sot.Duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë.Nuk do të thotë se mjafton.Tendenca vazhdon, me siguri do të ketë rritje më të madhe vitet në vijim.Kjo varet nga eurointegrimeve, sa do të mund të integrohemi dhe sa do të mund të thithim mjete nga Bashkimi Evropian” tha ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri.Dekani i fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Tetovës Nevzat Elezi, thotë se është një trend në të gjitha shtetet largimi i mjekëve. “Gjithandej është prezent ky problem, edhe Mali i Zi,Serbia, Kosova , Shqipëria.Të gjithë të njejtin e kanë këtë problem me shpërnguljen e mjekëve jashta vendit. Nuk është vetëm çështja financiare ose diçka që bëhet ndonjë padrejtësi. Në Kroaci, Slloveni, Serbi rrogat ishin të majme për mjekët, mirëpo si duket është një trend ku mjekët shohin një jetë më të mirë, perspektivë më të mirë të tyre dhe normal krahas rrogës shihet edhe mënyra e jetesës së tyre. Pra, nuk është vetëm çështja ekonomike, por është edhe çështja socio-ekonomike,ku mjekët shohin një jetë më të mirë për ata dhe familjet e tyre” thotë Elezi.Këto komente i ka bërë gjatë një panel diskutimi që u mbajt në kuadër të Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës.

Me rastin e Ditës së Shëndetësisë, Sindikata e Pavarur e Mjekëve ka protestuar me kërkesë për kushte më të mira të punës në institucionet publike shëndetësore në mbarë Maqedoninë. Një pjesë e punëtorëve të Spitalit klinik të Tetovës dhe Shtëpisë së Shëndettit, të cilët janë anëtarë të sindikatës, kanë protestuar në Tetovë. Sindikata e Pavarur ka theksuar një sërë problemesh që kanë të bënë me shëndetësinë, në mesin e tyre edhe mungesa e kuadrit mjekësor.Deklarata Poashtu është kërkuar, që punësimet të bëhen në mënyrë joselektive, të ketë avancime dhe plotësime të vendeve të punës, rregullim të pagës sipas Ligjit për pagë minimale me qëllm qëtë ndalet largimi i mjekëve.TV KOHA

Të fundit