17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

VIDEO: Është Filmuar momentin i rrëshqitjes së madhe të dheut në Francë, një re e madhe mbuloi urën

Lidhjet hekurudhore ndërkombëtare midis Italisë dhe Francës përmes tunelit Frejus janë pezulluar “për një kohë të pacaktuar” për shkak të një rrëshqitjeje të madhe në rajonin francez të Savojës në kufi me Piemonte, njoftoi sot komisioni ndërqeveritar italo-francez për linjën hekurudhore Torino-Lyon.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur në luginën Morien pasditen e së dielës, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA. Komisioni tha se operatori hekurudhor francez Sncf kishte bllokuar të gjithë trenat në stacionet e tyre të nisjes dhe se mund të kalojnë ditë dhe ndoshta javë përpara se të rikthehen shërbimet.

Të fundit