Të tjera lajme

(VIDEO) Fillon sanimi i gropave në rrugët e Tetovës a thua edhe këtyre gropave në rrugën e Leninit ( Sami Frashëri) këtë rradhë do ju vije fundi

Një pjesë infrsatrukturës rrugore në qytetin e Tetovës vazhdon të dëmtohet çdo vit.
Përfundimi i periudhës me ngrica nxjerr në pah gropat në rrugë në shumë të qytetit
të Tetovës dhe kjo përsëritet gati se çdo vit.Tashmë kanë filluar të dëmtohen rrugët
që janë edhe në pjesën qendrore të Tetovës. E tillë është rruga Boris Kidriç, e cila
është asfaltuar diku në vitin 2010. Nuk është vetëm kjo rrugë e cila ka filluar të
dëmtohet por janë edhe shumë rrugë tjera të cilët nga viti në vit po shkatërrohen.
Kësisoji, shumica e këtyre rrugëve lidhen me rrugët kryesore ndërsa pamja e këtilla
është dekada me rradhë në këto zona të qytetit të Tetovës. Me këtë rast, komuna e
Tetovës ka bërë të ditur se në plan për këtë vit janë afër 12 rrugë të cilët duhet të
rikustruohen ose të mbushen gropat.Sipas komunës së Tetovës, tenderimi për
sanimin e gropave ka përfunduar dhe tashmë ndërmarrja që është kontraktuar ka
filluar me mbushjen e gropave në shumë pjesë të Tetovë.Për këtë qëllim janë
ndarë 2 milion denarë.

Gjendja është më e rëndë edhe nëpër disa lagje të Tetovës ku gropat janë
përditshmëri për banorët e këtyre lagjeve.Më problematike paraqitet situata kur ka
rreshje të shiut dhe gropat nuk vërehen ndërsa vozitësit dëmtojnë veturat e tyre.
Ndërkaq, nëse në të kaluarën ishin lënë pasdore rrugët dytësore, kohëve të fundit
për rikostruim janë bërë edhe shumë rrugë kryesore, ndonëse të njejtat janë
asfaltuar jo më shumë se tre ose katër vite. Kësisoji, rrugët e Tetovës gjithnjë në
pranverë i nënshtrohen sanimit, por vetëm në ato pjesë ku janë të dëmtuara dhe
pengojnë qarkullimin e automjeteve. Sipas autoriteteve komunale, pritet që disa
rrugë të rikostruohen tërëssisht dhe në ato rrugë nuk do të intervenohet me sanimin
e gropave. TV KOHA

Të fundit