Dy të vrarë dhe një i plagosur në fshatin Gabresh të Kumanovës.
Sipas informacioneve të para policore, vrasja ka ndodhur për shkaqe të ulta pronësore dhe se pritet të jepen detaje edhe më të hollësishme.
Incidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:25 ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj, pra nipërit e tij.
Sipas informatave të para, 63-vjeçarja dhe djali i saj 38-vjeçar kanë vdekur në vend ndërsa i plagosuri i tretë është dërguar në Klinikën e Shkupit, ku gjendja e tij shëndetësore është në rrezik. Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë. (INA)