24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Ngricat në rrugë, 30 qytetarë përfundojnë në ortopedi

Ngricat në trotuaret e Tetovës megjithatë nuk kanë kaluar pa pasoja për qytetarët që kryejnë punët e tyre të përdithshme në pjesët qendrore por jo vetëm. Sipas raporimeve të deritanishme rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë në repartin e ortopedisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës.“Ka një rritje të të lënduarve se zakonisht, për shkak të kushteve dimërore, por gjithashtu nuk është një numër i madh. Të dielën për 24 orë kemi shënuar 22 fraktura, ndërsa sot nga ora 08:00 deri në orën 12 pasdite janë regjistruar shtatë persona të cilët kanë marrë fraktura të gjymtyrëve. Para së gjithash, njerëzit lëndohen në krah ose në pjesën e poshtme të këmbës. Të lënduar ka në të gjitha kategoritë e moshës, nga fëmijët e deri tek qytetarët më të vjetër, informojnw nga reparti i ortopedisë në Spitalin klinik të Tetovës. Në ndërkohë, nga komuna e Tetovës njoftuan se kanë dalur në terren për të pastruar borën nga trotuaret. “Që nga dita e të rreshurave të dëborës ekipet e Ndërmarrjes Publike kanë bërë pastrimin e trotuareve nga bora. Ky aktivitet vazhdon për çdo ditë. Njëkohësisht paralel me pastrimin bëhet edhe hudhja e krypës dhe rërës.Aktiviteti për pastrimin e rrugëve nga bora vazhdon edhe sot në çdo vend duke bërë hudhjen e krypës e rërës për të mundësuar lëvizshmëri të sigurtë për çdo qytetarë”, njoftuan nga komuna e Tetovës. Ndërkaq, nga reparti i ortopedisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës kanë apeluar që qytetarët të jenë më të kujdesshëm sidomos kur lëvizin nëpër trotuare me ngrica. TV KOHA

Të fundit