Të tjera lajme

(VIDEO) Një pjesë e bulevardit Iliria do të shndërrohet në shëtitore

Nga nesër e deri më 2 gusht, tetovarët do të kenë më shumë hapësirë për t’u argëtuar gjatë ditëve të pushimit veror.Nga Komuna e Tetovës kanë njoftuar se një pjesë e bulevardit Iliria do të shndërrohet në shëtitore, e cila do të shfrytëzohet nga vizitorët në Tetovë, për t’u argëtuar. Kjo bëhet edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.Shëtitorja do të jetë e hapur nga ora 21 deri në ora 24 të natës, çdo ditë dhe në atë kohë bulevardi do të bllokohet për kalim të veturave.

Në ndërkohë, për këtë iniciativë të komunës së Tetovës është marrë pëlqim nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.Krahas kësaj, në rretherrotullimet afër pallatit dhe afër tregut të gjelbërt do të ketë edhe pjesëtarë të policisë që do të rregullojnë komunikacionin.

Këta aktivtete janë ndërmarrë që disa nga evenimentet e Verës kulturore në Tetovë të kalojnë në atmosferë më të mirë festive, ngase në shumë pjesë të qytetit do të ketë organizime të ndryshme.TV KOHA

Të fundit