Shumica Parlamentare e hodhi poshtë propozimin e VMRO-së për vazhdimin e afatit të pasaportave deri më 31 dhjetor këtë vit. Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE akuzoi deputetët e BDI-së dhe LSDM-së për përkeqësim të situatës me pasaportat, që me vetëdije dhe qëllim e kanë krijuar. Për mazhorancën, propozimi ishte në Kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.Delegacioni i BE-së në vend njoftoi se njohja e pasaportave me emrin e vjetër të shtetit është punë e secilit shtet individualisht. Nga atje nënvizuan se vendi duhet të vazhdojë që t’I respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe përcaktimet e Marrëveshjes së Prespës që kanë të bëjnë me ndërrimin e pasaportave.“Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe angazhimet për ndërrimin e pasaportave, që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës. Ju kujtojmë se njohja e dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga vendet e treta është përgjegjësi e secilit shtet anëtar veç e veç”, thonë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.Propozimi i VMRO-DPMNE-së për vazhdim të afatit të pasaportave u dorëzua në ditën e njëjtë kur deputetët miratuan vazhdimin e afatit për patentë shoferin. Më 12 shkurt skadoi afati i pasaportave, ndërsa shumë qytetarë akoma nuk janë pajisur me këtë dokument udhëtimi për shkak të mungesës së terminëve.TV KOHA